Në një magazinë në rajonin Bryansk në perëndim të Rusisë, tanket e naftës në rreth 1800 metra katrorë kanë marrë flakë sot, njoftoi guvernatori lokal Aleksandar Bogmaz.
Siç ka deklaruar ai në kanalin e tij Telegram, zjarrin e kanë shuar më shumë se 80 persona me 30 pajisje, përfshirë një makinë zjarrfikëse.
Bogmaz shtoi se nuk ka raportime për viktima. Në vendin e ngjarjes është dërguar një njësi zjarrfikëse ajrore, transmeton Fol Drejt.