Në 24 orët e fundit, ndër raste të shumta të tjera që janë raportuar në polici, është raportuar edhe për dhunë në familje në qytetin e Pejës dhe të Gjakovës.
Këto janë dy rastet e raportuara nga policia:
Rasti në Pejë: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.
Rasti në Gjakovë: “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull i ka dëmtuar veturën. Është njoftuar prokurori me vendim të cilit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”. /FolDrejt/