Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, veç rasteve të tjera, është raportuar edhe për dhunë në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.
Dhunë në familje raportohet në Fushë Kosovë, Prishtinë, Obiliq, Pejë dhe Gjakovë.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
- Fushë Kosovë 25.06.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes telefonit ka kanosur ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek familjarët e saj.
- Prishtinë 26.06.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur me fjalë ish-bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare me të cilën janë ndarë qe tri vjet. Deri te kanosja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje lidhur me fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Obiliq 26.06.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, i është ofruar mundësia për strehim, por e njëjta ka refuzuar dhe ka shkuar tek motra e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Pejë 26.06.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka shkaktuar dhunë në familjen e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Gjakovë 26.06.2023 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj ish bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /FolDrejt/