Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përveç rasteve të tjera, është raportuar edhe për dhunë në familje. Dy raste të dhunës në familje raportohen në Prizren, nga një rast në Prishtinë, Drenas, Kaçanik, Pejë, Gjakovë dhe Vushtrri.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
- Prishtinë 20.06.2023-10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt .
- Gllogoc 20.06.2023-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ,viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
- Kaçanik 20.06.2023-22:40.Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Prizren 20.06.2023-12:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima, gjatë intervistimit, nga i dyshuari ka pranuar dy mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime.
- Prizren 20.06.2023-11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .
- Pejë 19.06.2023 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Gjakovë 20.06.2023-07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar viktimës që të largohet nga banesa. Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ,viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është lirua në procedurë të rregullt.
- Vushtrri 20.06.2023-14:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /FolDrejt/