Në raportin e policisë rastet e dhunës në familje janë thuajse të përditshme. Njëjtë ka ndodhur edhe në raportin e sotëm, ku raste të dhunës në familje janë raportuar nga Prishtina, Obiliqi, Gjilani e Skenderaj.
Në Prishtinë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, kurse në Obiliq, Gjilan e Skenderaj nga një rast, përcjell Fol Drejt.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
- Prishtinë 23.05.2023 – 01:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Obiliq 22.05.2023 – 17:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur probleme me të dyshuarin mashkull kosovar dhe e njëjta ka kërkuar të shkojë në strehimore pasi ndihej e kërcënuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Prishtinë 23.05.2023 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se në vazhdimësi është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.
- Gjilan 20.05.2023 – NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale edhe pse viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Skenderaj 23.05.2023 – 18:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /FolDrejt/