Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe raste të dhunës në familje në polici, njëri nga rastet raportohet në qytetin e Prizrenit e një rast tjetër në atë të Gjakovës.
Këto janë raportet e plota të Policisë së Kosovës për këto dy raste:
- Prizren 25.05.2023 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Gjakovë 25.05.2023 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëbuar nga shtëpia viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur të pranoj trajtim mjekësor dhe me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/