Dy raste të cilësuara si “Dhunim” janë raportuar sot nga Policia e Kosovës.
Njëri rast raportohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë, kurse rasti tjetër në Gjilan.
Këto janë dy rastet që raportohet nga policia:
Fushë Kosovë 02.04.2023 – Pas hetimeve të detajuara, me datë 11.06.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjilan 11.06.2023 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore. /FolDrejt/