Disa shpërthime janë dëgjuar gjatë natës pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale, Veton Elshani, përcjell Fol Drejt.
Ai ka thënë se me shumë gjasa bëhet fjalë për bomba shokuese.
Sipas tij, nga këto shpërthime nuk ka pasur të lënduar, por është dëmtuar një veturë e policisë, pasi është gjuajtur me gurë.
Policia po heton rastin. /FolDrejt/