Dy raste të shpërthimit me lëndë plasëse janë regjistruar mbrëmë vonë në Fushë-Krujë dhe Lushnje të Shqipërisë.
Raportohet se lënda plasëse në Fushë-Krujë shpërtheu në oborrin e një banese, duke shkaktuar kështu dëme materiale.
Edhe në Lushnje raportohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese të një të moshuare 75-vjeçare./FolDrejt/