Në tërmetin me magnitudë 6.4 ballë që ndodhi dje në San Francisco të Kalifornisë në SHBA, humbën jetën 2 persona.
Në deklaratën nga Drejtoria e Shërbimeve të Emergjencave të Qarkut Humboldt thuhet se ka pasur viktima nga tërmeti që goditi rajonin Ferndale, 343 kilometra në verilindje të San Franciscos, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e tërmetit humbën jetën 2 persona ndërsa 11 të tjerë janë lënduar.
Pas tërmetit ka pasur të paktën 80 pasgoditje, më e fuqishmja 4.6 ballë. Lëkundjet dëmtuan shumë ndërtesa dhe rrugë.
Për shkak të tërmetit, energjia elektrike dhe uji nuk janë në dispozicion për mijëra familje.
Ekspertët thanë se në të ardhmen e afërt mund të ketë tërmete të tjera në rajon dhe paralajmëruan qytetarët që të jenë të kujdesshëm./FolDrejt/