Valentyn Reznichenko, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, raportoi sulme në një lagje banimi në Ukrainën qendrore gjatë natës.
Gjashtë granata mësohet se kanë goditur qytetin e Nikopolit, duke plagosur një 78-vjeçar, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Reznichenko tha: “Ata goditën tre komunitete – Nikopolska, Marganetska dhe Myrivska. Pothuajse 60 predha u drejtuan atje.
“Në qytet, predhat ruse dëmtuan shtëpi private, varka dhe makina.
“Nuk ka pasur viktima në komunitetet Myrivska dhe Marganetska.”
Ai shtoi se “për momentin” gjërat duken të qeta./FolDrejt/