Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë kohëve të fundit është vërejtur një rritje të aktivitetit të forcave të armatosura të Bjellorusisë përgjatë kufirit me Ukrainën, transmeton Fol Drejt.
E tëra besohet se është bërë si pjesë e taktikës për të parandaluar dërgimin e trupave ukrainase për të përforcuar ata që luftojnë për kontrollin e territorit me Rusinë.
“Është vërejtur vendosja e forcave të operacioneve speciale përgjatë kufirit me Ukrainën, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe raketave në poligonet e stërvitjes në perëndim të vendit”, thuhet në raportimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Megjithatë, në përditësim thoshte se pavarësisht spekulimeve të mëparshme, forcat bjelloruse nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në konflikt./FolDrejt/