Të paktën katër persona u plagosën nga bombardimet në një rajon të Rusisë jugore të dielën, kanë pohuar autoritetet në zone, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Guvernatori Vyacheslav Gladkov i Belgorid – afër kufirit me Ukrainën – pretendoi se një numër i njerëzve u plagosën në sulmet në rajon.
Ai tha: “Sistemi ynë i mbrojtjes ajrore u aktivizua mbi Belgorod dhe rajonin e Belgorodit.
“Katër persona mësohet se janë plagosur. Ekipet mjekësore po i dërgojnë në spital”.
Gladkov nuk dha detaje të tjera të incidentit.
Megjithatë, tre dëshmitarë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthime të forta u dëgjuan sot në qytet.
Belgorod është një nga disa rajone jugore të Rusisë ku objektiva të tilla si rezervat e karburantit dhe municionit janë tronditur nga shpërthime që nga fillimi i konfliktit me Ukrainën./FolDrejt/