Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tregoi se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ju njoftojmë se sot më 24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc, komuna Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellë në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar, por jashtë rrezikut për jetën”, tha Hashani.
Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal./21Media