Një person është gjetur pa shenja jete të martën, në ndërtesën e ish Shtëpisë së Shëndetit, në Mitrovicë të veriut.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Është raportuar se në ndërtesën e ish shtëpisë së shëndetit është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /Telegrafi/