Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), janë dhënë detajet për këtë rast, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion.
“Prishtinë, 05.12.2021-15:47. Viktima kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar./FolDrejt/