Saktësisht në rrugën “Bajram Jahiri” në kryeqytet, dje pasdite, është arrestuar një person i cili kishte therrur me thikë mashkull kosovar, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Bajram Jahiri, Prishtinë 29.12.2021 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Po ashtu, në lidhje me rastin “është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”
Rasti po vazhdon të hetohet, thotë policia./FolDrejt/