Është raportuar për prostitucion në Prishtinë, ku rasti është cilësuar si “Mundësim apo detyrim në prostitucion & ofrimi i lokaleve për prostitucion”.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy gra dhe një burrë, të tre kosovarë. Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull të tre kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.