Shpërthime të forta kanë ndodhur në thellësi të Krimesë.
Seria e shpërthimeve të pashpjegueshme në Krimenë e pushtuar nga Rusia ka qenë befasuese, duke qenë se ajo është një nga zonat më të mbrojtura nga sulmet ajrore.
Besohet se njësitë ruse të raketave tokë-ajër “S-400” (SAM) u vendosën në gadishull në fillim të këtij viti, pajisje këto që janë nga më të avancuarat në botë.
Sulmi i bazës ajrore në Saky më 9 gusht zhduku të paktën tetë avionë rusë, duke përfshirë ata “Su-30” dhe “Su-24” të caktuar në flotën e Detit të Zi për mbrojtje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
BBC-ja thotë se ekziston edhe një faktor shtesë për t’u marrë parasysh në lidhje me këtë ngjarje, e ai vendimi i ShBA-së për të dërguar raketa anti-rrezatuese “AGM-88” me shpejtësi të lartë (HARM) në Ukrainë.
Ushtria ukrainase ka përshtatur me zgjuarsi disa nga avionët e saj luftarakë të prodhuar nga Rusia “Mig-29”, për të akomoduar raketat e zhvilluara fillimisht për avionët perëndimor.
Sipas këtij raportimin, nuk është i qartë niveli i integrimit dhe pilotët ukrainas mund të mos kenë funksionalitetin e plotë të sistemit të armëve që gëzojnë homologët e tyre amerikanë.
Por, roli i tyre mund të jetë thelbësor, pasi “HARM”-të mund të shkatërrojnë radarët e “SAM”-ve dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm kundër ajrit, duke i bërë ato në mënyrë efektive të padobishme.