Të paktën 9 persona u plagosën jashtë një lokali në qytetin Filadelfia të SHBA-së ndërsa dy janë në gjendje kritike, tha policia të shtunën vonë.
Zëvendës komisioneri i policisë, John M. Stanford u tha gazetarëve se rreth 40 plumba u shkrepën nga disa persona, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se ende nuk dihen motivet e të shtënave.
Të shtënat kanë ndodhur “në zonën e rrugëve East Allegheny dhe Kensington”, raportojnë mediat vendase./FolDrejt/