Dy dronë të armatosur u rrëzuan në aeroportin e Bagdadit, tha një zyrtar i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Fol Drejt.
Një zyrtar i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili lufton kundër organizatës terroriste DEASH, tha se ky ishte një sulm i rrezikshëm në aeroportin civil, shkruan AA.
Një burim, i cili dëshironte të mbetet anonim, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan dy dronë të ngarkuar me eksploziv.
Të lënduar apo dëme materiale nuk ka pasur.
Sulmi përkoi me përvjetorin e dytë të atentatit në të cilin u vra komandanti i Gardës revolucionare iraniane, Qassem Soleimani dhe zëvendëskomandanti i lëvizjes irakiane, Hashd al-Shabi Abu Mahdi al-Muhandis.