Një rast i cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” është raportuar në Mitrovicë.
Atje raportohet se viktima femër kosovare ka rënë në lumin Ibër dhe pastaj është nxjerrë e vdekur nga aty.
“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se aksidentalisht ka rënë në lumin Ibër. Ekipi i zjarrfikësve viktimën e ka nxjerrë nga lumi pa shenja jete, nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.