Ushtria ukrainase thotë se ka shkatërruar një tjetër urë që është jetike për forcat pushtuese ruse në rajonin jugor të Khersonit. Ukrainasit njoftuan se ura në Nova Kakhovka tani është e pakalueshme pas goditjes me raketa të ndodhura sëfundmi.
Ky sulm vjen vetëm disa javë pasi ura kryesore Antonivsky u shkatërrua nga forcat ukrainase.
Ukraina po zhvillon një kundërofensivë ndaj qytetit Kherson, të cilin Rusia e pushtoi në ditët e para të luftës. “U sigurua shkatërrimi i urës rrugore të digës Nova Kakhovka, ajo u nxorr jashtë funksionit,” tha në Facebook Komanda Operative e Ushtrisë Ukrainase për Jugun, raporton abcnews.al.
Në një përditësim të inteligjencës, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thanë se sulmet ukrainase ka të ngjarë ta kenë bërë kalimin rrugor mbi lumin Dnieper “të papërdorshëm për automjetet e rënda ushtarake”. Nova Kakhovka shtrihet rreth 55 km (34 milje) në veri-lindje të Khersonit.
Forcat ruse kishin arritur vetëm të bënin riparime sipërfaqësore në urën kryesore Antonivsky, thanë zyrtarët, për të cilën burimet ushtarake perëndimore thanë se ishte “plotësisht e papërdorshme” pas një sulmi me raketa HIMARS muajin e kaluar. /abcnews.al/