Klubi i Arabisë Saudite, Al Taawoun raportohet se dëshiron të sjellë Alvaro Moratan.
Siç raportohet, klubi i pestë i kampionatit saudit i ofron sulmuesit spanjoll 50 milionë euro për një sezon. Nëse do ta pranonte ofertën, Morata do të ishte një tjetër futbollist që shkon nga Europa në klubet e Arabisë Saudite pas Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzema-s dhe ndoshta edhe N’Golo Kantes dhe Sergio Ramosir, të cilët janë afër transferimit në skuadrat atje. Siç po shihet, kampionati i Arabisë Saudite do të bëhet një ndër më të fortit në botë.
Kontrata e Moratas me Atleticon, për të cilën ai shënoi 15 gola në 45 paraqitje këtë sezon, zgjat deri në verën e vitit 2024. Nuk është ende zyrtare, por Marca pretendon se ai tashmë ka nënshkruar një zgjatje deri në vitin 2026.
Nëse kjo nuk është e vërtetë, ai mund të largohet falas vitin e ardhshëm, pra Atletico do të mbetej pa dëmshpërblim. Sipas Capology, një burim jozyrtar i pagave të futbollistëve, Morata aktualisht fiton pothuajse dhjetë milionë euro në vit te Atletico. /FolDrejt/