Një raportim i dhunës familjare ka ardhur nga një ankuese femër e cila ka raportuar në polici se vëllai dhe babai kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, në mëngjesin e djeshëm, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se viktima me dëshirën e saj është dërguar në strehimore, ndërkohë që dy të dyshuarit janë intervistuar dhe kanë mohuar rastin.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/