Policia e Kosovës (PK), ka inkurajuar qytetarët e të gjitha moshave, që ta raportojnë dhunën në familje, transmeton Fol Drejt.
Nëpërmjet një thirrjeje publike, PK ka publikuar edhe numrat e telefonit të cilët do të jenë të hapur për të gjithë ata që duan t’i raportojnë rastet.
Të raportosh dhunën, sipas kësaj thirrjeje, do të thotë të jesh në shërbim të mbrojtjes së familjes, e cila “është e shenjtë”.
Për më shumë, lexojeni të plotë thirrjen:
JETA PA DHUNË NË FAMILJE!
– Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë, ajo është e shenjtë dhe e pazëvendësueshme.
Familja fillon aty ku fillon jeta, andaj duaje dhe mbroje atë.
– SË BASHKU MUND T’IA DALIM, NËSE I THEMI ‘STOP’ DHUNËS NË FAMILJE!
-Dhuna në familje e shkatërron familjen dhe të ardhmen e shoqërisë!
Pasojat nga dhuna në familje mund të jenë me dëmtime fizike dhe psikike, familjet shkatërrohen, fëmijët marrin një shembull jo të mirë, banorët e komunitetit ndihen të pasigurt.
-Dhuna në familje ndikon te të gjithë. Për t’i parandaluar rastet e dhunës në familje, Policia e Kosovës, kërkon bashkëpunim me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Policia u bën apel të gjithëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje në:
– 092 nga tefonia fixe
– 192 nga vala
– 922 nga ipko
– 080019999
– [email protected]
– aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policin’