Gazetari sportiv, Fabrizio Romano ka thënë se Marcus Rashford pritet që ta vazhdojë kontratën e tij me Manchester United, raporton Fol Drejt.
Romano shkroi në Twitter, duke cituar trajnerin ten Hag se “Rashford duhet të marrë një vendim, kështu që klubi vetëm mund t’i tregojë atij se Man Utd është vendi më i mirë për të”.
Për marrëveshjen që do të zgjatet deri në vitin 2024 duke aktivizuar opsionin e kontratës aktuale, ten Hag tha: “Ai ka një vit e gjysmë dhe po, Rashford do të jetë këtu për këta 18 muaj”. /FolDrejt/