Sulmuesi anglez Marcus Rashford ka nënshkruar një kontratë të re për të qëndruar në Manchester United deri në vitin 2028 me vlerë 325,000 £ në javë, raporton BBC, transmeotn Fol Drejt.
25-vjeçari kishte qenë në bisedime me United për një periudhë të konsiderueshme, me kontratën e tij të mëparshme që i skadon në vitin 2024.
Sulmuesi gëzoi një ringjallje nën menaxherin e ri Erik ten Hag sezonin e kaluar, duke shënuar 30 gola në 56 ndeshje.
Që nga debutimi i tij në 2016 kundër Midtjylland, Rashford ka shënuar 123 gola në 359 ndeshje për klubin e tij të fëmijërisë.