Ka përfunduar ndeshja e dytë e play-offit ndërmjet Heidenheim dhe Werder Bremen.
Werderi me një barazim me gola 2:2 ka arritur të sigurojë edhe për një vit qëndrimin në Bundesliga, pasi që ndeshja e parë e zhvilluar përfundoi pa gola 0:0, transmeton IndeksOnline.
Mysafirët arritën të kalonin në epërsi qysh në minutën e 3-të të ndeshjes me anë të një autogoli të shënuar nga Theuerkauf, ndërsa rezultatin vendasit e barazuan 5 minutat par përfundimit të ndeshjes me anë të Kleindienst.
Në minutat shtesë të ndeshjes u shënuan edhe dy gola tjerë, nga një për secilën skuadrë.
Augustinsson shënoi për të rikthyer epërsinë e mysafirëve, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes nga pika e bardhë shënoi sërish Kleindienst për vendasit.
Kujtojmë që edhe pse Werder Bremen ka siguruar mbetjen në Bundesligë, Milot Rashica pritet të largohet nga kjo skuadër gjatë merkatos verore.