Gjatë takimit mes nxënësve të Kosovës dhe Gjermanisë në Hamburg, media gjermane që shkruan edhe për sukseset e ekipit të Milot Rashicës, “werder.de” ka shkruar një artikull me elozhe për sulmuesin shqiptar.
“Nuk kishte si të fillonte më mirë për Milot Rashicën. Përveç golave të epërsisë që shënon për Werder Bremen, ai një ditë më pas udhëton drejt Hamburgut për të takuar shkëmbimin e përvojave mes nxënësve të Kosovës dhe Gjermanisë,” përcjell foldrejt.com.
Media gjermane WERDER.DE ka shfrytëzuar këtë rast ku ka pyetur të rinjtë e Kosovës rreth interesimit të tyre për futbollin, por njëherësh duke e promovuar edhe Kosovën te mediat gjermane.
“Ai është një motivim i madh për mua,” thotë njëri prej nxënësve, Luani, 16, nga Prizreni. “Miloti na ka treguar se me punë arrihet gjithçka.”
Ngjashëm edhe Emona, 16, nga Prizreni theksoi se është ndjenjë e veçantë për të që një lojtar i Kosovës luan për një klub aq të madh si Werder Bremmen. “Me ne ai ishte shumë i respektueshëm, ju përgjigj të gjithë pyetjeve tona dhe shpenzoi kohën. Ishte emocionuese të takosh atë dhe të jesh këtu në Bremmen,” tha ajo, përcjell foldrejt.com.