Jakov Milatoviq ka vendosur të mos përfshihet në fushatë zgjedhore, pavarësisht që është kryetar i një subjekti politik, shkruan rtcg, transmeton Fol Drejt.
Presidenti i Malit të Zi, Milatoviq, tashmë u ka dërguar ftesë për takim përfaqësuesve të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Siç njoftojnë nga Zyra e Presidentit, takimi do të mbahet të hënën, më 29 maj, në Villa Goricë, me fillim nga ora 10:00.
“Përmes dialogut dhe marrëdhënieve të drejta politike, ne demonstrojmë një lloj të ri të kulturës politike dhe kapaciteteve demokratike dhe në këtë mënyrë dërgojmë një mesazh të mirë si për qytetarët e Malit të Zi ashtu edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë”, citohet të ketë thënë Milatoviq.
Sipas tij, duke qenë përgjegjës në rrafshin e përfaqësimit të të gjithë qytetarëve pa përjashtim, ka marrë vendim që të mos jetë pjesëmarrës aktiv në fushatën për zgjedhjet e ardhshme para subjektit politik, ani pse është lider i njërës prej partive politike.
Përndryshe, zgjedhjet parlamentare malazeze do të mbahen më 11 qershor. /FolDrejt/