Sipas një raporti vjetor, rastet e diskriminimit në Holandë vitin e kaluar ishin kryesisht në bazë të përkatësisë etnike.
I përgatitur me ndihmën e disa institucioneve, raporti thekson se ankesat për diskriminim në vend të paraqitura në polici dhe Avokatin e Popullit për Fëmijët është rritur në krahasim me vitin 2021, përcjell Fol Drejt.
Numri i ankesave për diskriminim të marrë nga policia në Holandë u rrit në 6.738 në vitin 2022, respektivisht 2 për qind më shumë se në vitin 2021.
Sipas raportit, rastet e diskriminimit në bazë të përkatësisë etnike janë përjetuar kryesisht në mjedise profesionale dhe shërbime publike.
Raporti shpjegoi se ankesat për diskriminim të dorëzuara në polici vazhduan të rriteshin për të tretin vit radhazi, duke theksuar se 43 për qind e ankesave në polici dhe 40 për qind e ankesave në Shërbimet e Ankesave për Diskriminim (ADV) ishin me bazë të përkatësisë etnike.
Duke përmendur të dhëna nga policia për diskriminimin në bazë të fesë, raporti tha se kjo ishte kryesisht kundër muslimanëve, të cilët ishin objektiv i 93 për qind të rasteve të diskriminimit me bazë fetare në vitin 2022, krahasuar me 67 për qind në vitin e kaluar.
Po ashtu, shifrat nga ADV-ja treguan se përderisa 73 për qind e diskriminimit me bazë fetare ishte drejtuar kundër muslimanëve në vitin 2022, kjo normë ishte 65 për qind në vitin 2021.
Raporti gjithashtu përmendi antisemitizmin në një kategori të veçantë./FolDrejt/