Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus dhe se një prej pacientëve i cili ishte infektuar me COVID-19, është shëruar.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, IKSHP’ja ka bërë me dije se katër prej këtyre rasteve janë raste kontakti me vendbanim në Studime të Ulët në Vushtrri, tri raste me vendbanim në Prishtinë dhe një rast kontakti me vendbanim në LLugagji të Pejës.
Sipas institutit, vetëm sot janë testuar 89 mostra, derisa nga 8 shkurti janë testuar 855 mostra, ku prej tyre 79 kanë rezultuar positive.
“Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot kemi lajmin e mirë se një pacient është i shëruar bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë”, ka njoftuar IKSHP’ja.