Një aksion është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Njësia Speciale e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur një operacion të kontrolleve në disa prej lagjeve luksoze të kryeqytetit.
Ky aksion është i ndërlidhur me rastin Brezovica.
Raportohet se 11 lokacione janë pjesë e bastisjes, shkruan Indeksonline, përcjell Klankosova.tv.
Disa persona janë arrestuar dhe sekuestruar armë.