Parlamenti Europian (PE) kërkoi me votim shumicë ekstradimin e ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski nga Hungaria në Maqedoni, ku edhe është i dënuar me dy jvet burg, shkruan foldrejt.com. Megjithatë sekratari shtetëror i Hungarisë Zoltan Kovacs ka hedhur poshtë kërkesën europiane.
Në një intervistë për televizionin hungares Hir-TV, ai tha se “parlamenti europian nuk ka asnjëfarë të drejte të përzihet në çështjet e azilpranimit në Hungari”, sepse kjo është pjesë e vetëvendosjes kombëtare.
Kjo nuk është hera e parë që Hungaria refuzon detyrimet europiane. Më përpara Hungaria gjithashtu ka mbyllur media kritike ndaj qeverisë populliste të Viktor Orban dhe ka mbyllur kufijtë për refugjatët, përkundër Marrëveshjes pan-europiane të Dablinit./Foldrejt.com