Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj të dyshuarit të 12-të për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.
I dyshuari në fjalë është arrestuar dje nga policia./21Media