Protestat që kanë shpërthyer në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit sa ishte në paraburgim kanë marrë përhapje të gjerë edhe në vendet e tjera.
Krahas vendeve evropiane dhe në Azi, solidarizim me gratë iraniane dhe përgjithësisht protestuesit iranianë do të tregojë edhe Prishtina, transmeton Fol Drejt.
Nën organizimin e organizatës joqeveritare “Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS” do të mbahet një protestë këtë të mërkurë, që do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë./FolDrejt/