Një rast i vdekjes është raportuar të ketë ndodhur në Drenovc, me ç’rast një person është gjetur pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:00 të mëngjesit të djeshëm, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/