Dje në Pakashticë të Podujevës, është raportuar për një vrasje me armë zjarri, transmeton Fol Drjet.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ky rast është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Fsh. Pakashticë, Podujevë, 12.01.2022-15:00-16:00 .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë” – thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë, më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion. Po ashtu, sipas raportit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./FolDrejt/