Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, përcjell Fol Drejt.
Pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit që ndodhi në Klinikën e Psikiatrisë.
“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.
Po ashtu, do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, përcjell Fol Drejt.