Në seancën e sotme parlamentare deputetët e kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit.
Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë shprehur pro ratifikimit të marrëveshjes, derisa përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të Grupit Multietnik nuk e kanë shprehur qëndrimin e tyre.
Kjo marrëveshje u ratifikua me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.