Trajneri i Real Madrid Castilla, Raúl, do të ishte i gatshëm të marrë drejtimin e ekipit të parë nëse i jepet mundësia, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Raúl, i cili ka rekord të paraqitjeve për Los Blancos, po kalon një sezon të mirë me ekipin B në nivelin e tretë të futbollit spanjoll pasi ata janë vetëm gjashtë pikë poshtë kreut të tabelës në vendin e katërt.
Ai gjithashtu udhëhoqi ekipin U18 të Real Madridit drejt fitores në Ligën e të rinjve UEFA në sezonin 2019-20. /FolDrejt/