Raul është i kënaqur me punën që ka në Madrid. Ai e refuzoi ofertën nga Anglia.
Leeds United u përpoq të merrte një trajner me emër, por ai ende nuk e ka provuar veten në futbollin e klubeve. Drejtori i Leeds, Victor Orta eksploroi tregun spanjoll dhe e thirri ish-sulmuesin e Real Madrid, Raul Gonzalez. Por ai nuk u gëzua kur e mori një telefonatë nga Premierliga angleze. Krejt e kundërta.
45-vjeçari Raul Gonzalez e refuzoi ftesën. Kështu, Leeds iu bashkua disa klubeve të tjera, kryesisht gjermane, që i ofruan Raulit një punë. Spanjolli padyshim që pret një mundësi të madhe në Real Madrid, për të cilin luajti futboll si sulmues dhe ishte jashtëzakonisht i suksesshëm me të.
Edhe Zinedine Zidane ka ecur me sukses në rrugën që po ndjek aktualisht si trajner i Castilla-s, transmeton Fol Drejt.