David Raum është njëri nga mbrojtësit anësorë më të mirë në Gjerman
Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer me Hoffenheim këtë edicion, ku në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar edhe tre gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.
Falë paraqitjeve fantastike me TSG Hoffenheim, Raum është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Manchester City ka kontaktuar klubin gjerman dhe është gati të ofrojë 25 milionë euro për transferimin e anësorit.
Megjithatë favorit mbetet gjiganti gjerman Borussia Dortmund që sipas mediave në Gjermani ka një marrëveshje paraprake me vet futbollistin.
24-vjeçari është i gatshëm ta bëj hapin e madh në karrierë për tu larguar këtë verë nga Hoffenheim, pasi ai tanimë është bërë edhe titullar tek Kombëtarja e Gjermanisë.
Interesim tjetër për Raum kanë shprehur edhe Juventus, Chelsea, West Ham United e Arsenal. /Telegrafi/