As në raundin e dytë nuk është arritur që të zgjidhet presidenti i vendit. Në votim morën pjesë 82 deputetë, ku 67 vota ishin për kandidaten Vjosa Osmani, 4 vota për kandidatin Nasuf Bejta dhe 11 vota të pavlefshme.
Në raundin e parë 69 vota ishin për kandidaten Vjosa Osmani, asnjë votë për kandidatin Nasuf Bejta dhe 12 vota të pavlefshme. Tashmë ka nisur votimi për raundin e tretë për të zgjedhur të parin e shtetit.
Sot në votim kanë marrë pjesë edhe deputetët nga pakicat jo serbe Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, e që të dy dje nuk kishin marrë pjesë në seancë. Në votim ka marrë pjesë edhe deputetja e PDK-së Adelina Grainca, e cila nuk kishte marrë pjesë në votimin e parë.