Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet në Turqi të dielën, më 28 maj, pasi asnjë nga kandidatët në raundin e parë nuk ka marrë më shumë se 50 për qind të votave, njoftoi sot kryetari i Komisionit Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yener.
Sipas televizionit turk TRT, sipas rezultateve paraprake, kreu aktual i shtetit Rexhep Tajip Erdogan ka fituar 49,51 për qind dhe kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu 44,8 për qind të votave, ndërsa Sinan Ogan ka fituar 5,17 për qind të votave.
Pjesëmarrja në votime ishte 88.92 përqind dhe 52.69 përqind jashtë vendit, tha Yener, transmeton Fol Drejt.