Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Raundi i ri bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pak shpresë për progres

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Pak orë pas ndeshjes futbollistike ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, e cila la shije të hidhur tek tifozët shqiptarë, e ku u theksua roli shumë destruktiv i arbitrit kryesor të ndeshjes, një tjetër përfaqësim i një tjetri niveli pritet ta vë Kosovën përballë  me një “skuadër” shumë më “të rrezikshme”, ndërsa për arbitër do ta ketë vetë Bashkimin Evropian, shkruan Fol Drejt.

Takimi ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i paralajmëruar për nesër, nuk pritet të sjell rezultate të mëdha, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Shprehimisht, të dyja palët kanë thënë se janë të interesuara që procesin ta dërgojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare, e cila do t’i sillte vendeve jo vetëm siguri, por edhe mundësi të reja në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Vuçiq e ka fajësuar vazhdimisht Kryeministrin e Kosovës për “obskurantizëm” politik, por ishte ky i fundit që shprehu gatishmëri për ta nënshkruar planin evropian të propozuar në Bruksel, muaj më parë. Në thelb, Serbia po kërkon me ngulm formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por qeveria aktuale e ka bërë të qartë që formimi i këtij entiteti, nuk guxon të bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

I pyetur pikërisht për këtë, nëse Kosova po vijon të luaj rol bllokues për sa i përket Asociacionit, dhe marrëveshjes përgjithësisht, Kurti është përgjigjur:

“Nuk do të thosha që perëndimi është homogjen ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe atje ka zëra shumë të ndryshëm lidhur me atë se çfarë po ndodh dhe çfarë duhet të bëhet, por nuk duhet të harrojmë edhe faktin që ne kemi qenë të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen me 27 shkurt në Bruksel, ndërsa me 18 mars gjithashtu edhe në Ohër dhe është pala serbe ajo që e ka refuzuar nënshkrimin.

Sa i përket situatës në veri të Kosovës, ne kemi thënë që angazhohemi për deeskalim dhe më duhet të konstatoj që deeskalimi praktikisht ka ndodhur. Në duhet të mos kemi rieskalim, veçse rieskalimi potencial i ka rrënjët veçse në Beograd dhe kurrsesi në Prishtinë. Besoj që i është bërë e padrejtë Kosovës. Ne e kemi pranuar marrëveshje me 11 nene dhe gjashtë pika të preambulës, marrëveshja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga viti 2013 konsiderohet në mesin  e 39 marrëveshjeve, në nenin 10 të marrëveshjes bazike që ne e kemi bërë. Pra, neni 10 thotë se marrëveshjet e kaluara 39 sosh që janë të vlefshme dhe të obligueshme duhet të zbatohen, por aty janë 39 dhe jo vetëm dy” – ka thënë ai në një intervistë për Deutsche Welle (DW).

Gazetarja nga DW e cila e intervistoi kryeministrin, gjithashtu u shpreh skeptike për sa iu përket rezultateve konkrete pas takimit që pritet të ndodhë. Në një intervistë të dhënë për Telegrafin Adelheid Feilcke, shefe e Programit për Evropën në DW, tha se:

“Për fat të keq në situatën e tanishme kur kemi luftë në Ukrainë është më se e rëndësishme të arrihen marrëveshjet këtu në rajon për të vepruar së bashku. Por, për këtë duhet një vullnet i përbashkët e kjo gjë nuk po shihet. Ka interesa të ndara mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në BE ka vende me interesa të ndryshme”, ka thënë Feilcke, duke shtuar se për këtë duhet një zgjidhje përfundimtare e një gjë e tillë nuk po shihet shumë afër.”

Se epilogu i procesit të bisedimeve nuk po shihet gjëkundi, këtë përshtypje e ka edhe gazetari Imer Topanica. Autori i emisionit KUADËR, mendon se Bashkimi Evropian si një ndërmjetësues, nuk është treguar neutral në kuptimin e mbikëqyrjes dhe udhëheqjes së procesit. Ashtu si në ndeshjen Rumani, Kosovë, BE e ka ndëshkuar padrejtësisht Kosovën, ndonëse Serbia ka vijuar t’i mbaj lidhjet e pashkëputura edhe me Rusinë.

“Aleksandër Vuçiq, autokrati i cili i ka ushqyer për një kohë të gjatë strukturat paralele në Kosovë, duke i shfrytëzuar për sa herë e ka ndjerë të nevojshme për ngjalljen e atmosferës nacionaliste, përkatësisht shoviniste, do të takohet me një populist tashmë të rryer si Albin Kurti. Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka një interes që t’ia vazhdojë status quo-në veriut të Kosovës, ndërsa Kryeministri Kurti ka interes t’i jap fund një procesi sa të dëmshëm, ashtu edhe të stërzgjatur. Por motivet në këtë “lojë”, nuk e bëjnë diferencën. Në thelb të diskutimeve mbetet Asociacioni, çështje për të cilën pala kosovare, nuk ka propozuar diçka konkrete, përveç refuzimit të idesë që ai institucion, të mos i shkelë parimet kushtetuese të vndit.

Vlen të thuhet që, përkundër përpjekjes për t’u treguar konsistent në qëndrime në kuadër të procesit të bisedimeve përballë Serbisë, përkatësisht që “s’ka qerre para kalit”, zëvendësi i tij Besnik Bislimi para disa ditësh pohoi ta kenë bërë pikërisht këtë. Sipas Bislimit “Kosova bëri lëshim të madh që pranuam marrëveshjen pa njohje formale.” Dua të them, në këto rrethana, të dy palët do të jenë të rezervuara të hedhin hapa të tjerë të pamatur, meqë prej këtyre fijeve varet fati i tyre në politikë./FolDrejt/

 

Tags: Albin KurtiAleksander VuciqBisedimetBrukselKosoveSerbi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Botohet libri për kontributin e Turqisë për Kosovën

Lajmi tjetër

A i doli “qerrja para kalit”, Qeverisë Kurti?

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM