Automjetet ushtarake ruse u nisen edhe drejt kufirit finlandez.
Pamjet e tyre u publikuan në internet në ditën kur kryeministrja e Finlandës dhe homologia e saj suedeze paralajmëruan se brenda javësh do të aplikojnë për anëtarësimin në aleancën ushtarake të NATO-së.
Të dyja vendet nordike me status neutral politik po ndihen në rrezik pas pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë.
Aspirata e tyre për në NATO e nervozoi Kremlinin, i cili tha se do ta forcojë mbrojtjen e tij, derisa paralajmëroi se më nuk mund të flitet për një Baltik të lirë nga armët bërthamore.