Në një komunikatë për media, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
Tahiri, deputet dhe shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme. Sipas tij kjo po shihet nga fakti se tashmë ka edhe një fluks masiv të largimit të njerëzve nga Kosova.
Gjatë konferencës për media Tahiri theksoi:
“Dhjetorin e kaluar vetëm në një ambasadë i patëm 50 mijë aplikime për vizë, në janar 48 mijë që duan m’u largu… Vendimi i sotëm i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë vetëm sa do t’i rritë kërkesat dhe ambiciet e qytetarëve për ta lëshuar Kosovën”, tha ai.
“Mosangazhimi i qeverisë, i kryeministrit, jokompetenca e ka pru republikën tonë në një pozitë të rëndë”, shtoi deputeti Tahiri, transmeton Fol Drejt.
Deputeti Tahiri bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës gjatë ditës së sotme propozuan një diskutim në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike./FolDrejt/