Akuza e Kremlinit se SHBA dhe Ukraina po kryejnë aktivitete të armëve kimike dhe biologjike, ambasada amerikane në Tiranë: Komplot i qartë për të justifikuar sulme të mëtejshme të paramenduara
Një nga akuzat që ka ngritur prej disa ditësh Rusia ndaj Perëndimit ka të bëjë edhe me çështje të aktiviteteve të armëve kimike dhe biologjike.
Ambasada amerikane në Tiranë, thotë se Kremlini “po përhap qëllimisht gënjeshtra sipas të cilave Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina po kryejnë aktivitete të armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë”.
Sipas ambasadës amerikane, Rusia “po shpik pretekste të rreme në përpjekje për të justifikuar veprimet e saj të tmerrshme në Ukrainë”.
“Shtetet e Bashkuara nuk zotërojnë apo punojnë në laboratorë kimikë ose biologjikë në Ukrainë, janë në përputhje të plotë me detyrimet e tyre sipas Konventës së Armëve Kimike dhe Konventës së Armëve Biologjike, dhe nuk zhvillojnë apo zotërojnë armë të tilla askund.
Rusia e ka kthyer në histori akuzimin e Perëndimit për krimet që vetë Rusia kryen.
Këto taktika janë një komplot i qartë i Rusisë për t’u përpjekur të justifikojë sulme të mëtejshme të paramenduara, të paprovokuara dhe të pajustifikuara ndaj Ukrainës”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë./FolDrejt/